Policia italiane ka sekuestruar 19 kilogramë kokainë, e cili ishte fshehur mes ngarkesës me pula të ngrira që vinin nga Brazili dhe kishin destinacion Durrësin.

Mediat italiane shkruajnë se droga ishte gjetur në portin Gioia Tauro dhe operacioni është realizuar nga Guardia Di Finanza e Rexhio Kalabrisë dhe Agjencia e Doganave me koordinimin e Zyrës së Antimafias. Droga ishte e ndarë në 17 pako, në total 19 kilogram dhe nëse dilte në tregun e pakicës të ardhurat do të ishin në vlerën e 4 milionë eurove.

Artikulli paraprakMOT I QËNDRUESHËM DHE RRITJE E LEHTË TEMPERATURASH
Artikulli tjetërNISIN PUNIMET NË XHABIJE, BANORËT JANË KUNDËR