4 shtetas kosovarë kanë përfunduar në pranga pasi janë akuzuar për lidhje me terrorizmin dhe nxitje të urrejtjes raciale.
Operacioni i policisë italiane në bashkëpunim me autoritetet e Prishtinën, ka përfshirë në të njëjtën kohë disa qytete italiane dhe kosovare. Falë hetimit është zbuluar një organizatë terroriste, që nëpërmjet rrjeteve sociale, propagandonin ideologjinë xhihadiste. Nga hetimet e policisë e përgjimet telefonike është mësuar dhe kërcënimi për Papa Franceskun. Dy nga 4 kosovarët e arrestuar janë vëllezër. Sipas hetimeve dy vëllezërit kosovarë ishin celula bazë e personave të arrestur sot me akuzën e mbështetjes ndaj propagandës xhihadiste e nxitjes së urrejtjes raciale.