Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë në Forli, Cesena, Rimini dhe Ravena.
Ansa.it shkruan se gjatë operacionit janë sekuestruar 6 kg kokainë, 2 kg marijuanë, 200 gr hashash dhe 54 mijë euro. Një pjesë e drogës është gjetur në makinë, ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike ishte fshehur në banesën ku rrinin shqiptarët. Policia e shteti fqinj tha se kishte bërë hetime, përgjime, vëzhgime me qëllim që të siguronte prova për të arrestuarit, duke i filmuar nëpër takime dhe shitje të lëndëve narkotike. Të arrestuarit, të cilët nuk bënin asnjë punë, lëviznin lirshëm në zonën Romagna. Mësohet se vlera e përgjithshme e drogës shkonte në treg mbi 1 milionë euro.