Pak orë para festës së Krishtlindjeve, policia italiane ka arrestuar një 24 vjeçar shqiptar me inicialet H. E. banues në komunën Solfierino në provincën e Mantovës. Në banesën e tij janë gjetur të fshehura rreth 96 kg marijuanë e konfeksionuar në 3 çanta të mëdha e në 2 thasë që përdoren për hedhjen e mbeturinave, si dhe një peshore. Operacioni për arrestimin e tij nisi nga disa burime sekrete të informacionit e pas disa muajve hetime.

Shqiptari H.E jetonte prej pak muajsh në këtë banesë. Ky operacion i dha një goditje botës së narkotrafikut në provincën e Mantovës në këto ditë prag festash.

Në makinën Chevrolet Matiz të shqiptarit u gjetën dhe 650 euro cash e një instrument për të konfeskionuar dozat e drogës.

Droga e sekuestruar do të vlentë në treg reth 600 mijë euro.

Artikulli paraprakVLORË, ARRESTOHET 36-VJEÇARI QË DHUNOI GRUAN DHE KANOSI ME THIKË VJEHRRIN E KUNATIN
Artikulli tjetër“NËSE NUK FAL NUK FESTON”. IMZOT GEORGE FRENDO: TË RRËZOJMË MURET E MENDJEMADHËSISË