GJATË FJALËS SË TIJ AI THEKSOI SE DO TË ISHTE “ARBITËR I PAANSHËM”.

Kreu i sapozgjedhur i shtetit Italian Sergio Mattarella u betua në Parlament për besnikëri ndaj Republikës Italiane për 7 vitet e ardhshme. “Betohem se do të jem besnik ndaj Republikës e se do të ndjek me ndershmëri Kushtetutën”.Presidenti mbajti fjalimin përballë deputetëve të parlamentit, para ceremonisë tradicionale të marrjes së postit. Në fjalën e tij ai theksoi se do të “ishte arbitër i paanshëm” teksa kërkoi bashkëpunimin e të gjithë ‘lojtarëve’ dhe bëri thirrje për “zhdukjen e pengesave që limitojnë lirinë e barazinë”. “Jemi të gjithë të vendosur para përgjegjësisë për afrimin e italianëve pranë institucioneve. Politika duhet të kuptohet si një e mirë e përbashkët, trashëgimi e secilit prej nesh”, tha kreu i ri i shtetit italian.Mattarella theksoi luftën kundër akteve të dhunshme dhe terrorizmit si një kërcënim ndërkombëtar, ashtu si dhe ndaj Mafias si një ‘kancer i përhapur në vend”. Teksa dënoi dhunën në emër të fesë, ai theksoi se është e rëndësishme të garantohet paqja dhe të mos ketë luftë. . Ndërkohë ceremonia e marrjes zyrtare të postit të presidentit vazhdoi në Pallatin Presidencial ku Sergio Mattarella do të vendoset për 7 vitet e ardhshme si kreu i shtetit Italian, teksa më parë parakaloi me ceremoninë tradicionale nëpër Romë.

Artikulli paraprakSHKODRANËT JAPIN OPINIONET E TYRE PËR STOPKORRUPSIONIT.AL
Artikulli tjetërMBËSHTETËSIT E PEGIDË-s PROTESTA NË AUSTRI