Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në selinë e “Lega Nord” në Ala të Trentinos jugore, seli e cila pritej të vizitohej nga lideri i partisë Matteo Salvini për fushatën zgjedhore.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga një bombë artizanale, dy përgjegjësit e të cilës u identifikuan ndërkohë policia po punon për kapjen e tyre.Menjëherë për ngjarjen reagoi numri dy i qeverisë italiane, Salvini, duke akuzuar anarkistët.

Ishin anarkistë. Unë jam krenar për policinë dhe për militantët tonë të jashtëzakonshëm që kanë pastruar çdo gjë tanimë. Disa individë duan që të reagojnë me dhunë, por kjo nuk do të ndalojë buzëqeshjen tonë. Pasditen e sotme unë do të jem në Trentino Alto Adige për të përqafuar të gjithë të pranishimit. Ata që mendojnë se na frikësojnë e kanë gabim. Trentino nuk ndalon.

Ky është rasti i tretë i dhunës në tre muaj. Bomba e parë shpërtheu më 16 gusht në selinë e Lega në Treviso. Bomba nuk shkaktoi dëme materiale apo të lënduar në njerëz. Ndërsa bomba e dytë e vendosur më 30 shtator arriti që të neutralizohej në kohë nga forcat policore

Artikulli paraprak“TË PAGUASH KONTRIBUTET EDHE NË MOSHËN E PENSIONIT”
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVOHET “MENDIMI KRITIK I NJË QYTETARI”