Itali, kapen me drogë në një piceri të braktisur, arrestohen dy shqiptarë

Një sasi prej rreth 100 kg kanabis u sekuestrua nga policia italiane në një piceri të braktisur. Katër persona kanë përfunduar në pranga, midis të cilëve dy shqiptarë, ndërsa dy të tjerët janë rumunë. Shqiptarët e arrestuar janë Armand Rameta, 25 vjeç dhe Merlin Myftaraj, 27 vjeç. Policia gjeti sasinë e drogë që thahej në diell, ndërsa në kuti kanë gjetur gjethe hashashi. Ndër të tjera autoritetet sekuestruan edhe një pushkë me katër fishekë e fshehur në një panel druri.

Artikulli paraprakARRESTOHET NE FRANCE GRABITESI SHQIPTAR .SOZI E CRISTIANO RONALDOS
Artikulli tjetërTERRORIZMI,VALE ARRESTIMESH NE PARIS