Itali – E dashura gjen shqiptarin me litar në fyt, zbulohet e vërteta e vdekjes
Një 35-vjeçar shqiptar u lajmërua fillimisht se ishte vetëvarur, por ekspertiza mjeko-ligjore e ka hedhur poshtë një pretendim të tillë. Shqiptari me iniciale B.H, u gjet i vdekur nga e dashura e tij në kopshtin e shtëpisë, ky fillimisht u tha se ishte vetëvrarë. Autopsia ka zbuluar se shqiptari nuk vdiq nga vetëvarja por nga një krizë e shkaktuar nga hiperglicemia. Pavarësisht se mjekët i kishin kërkuar 36-vjeçarit që të kurohej në spital, ai i kishte injoruar kërkesat. Shqiptarit iu gjet edhe një litar mbrëmjen kur ndërroi jetë midis datës 4 dhe 5 shtator. Më vonë, u zbulua se litari i përkiste qenit të tij dhe litari i ishte mbështjellë rreth qafës. Burri jetonte në Imperia të vendit fqinj.