Një infermiere shqiptare, një këshilltar komunë në Itali dhe kordinatorja e infermiereve janë duke u hetuar për keqtrajtim të pacientëve në spitalin psikiatrik “Cicalotto” në Pornassio.

Mediat italiane informojnë se 45-vjeçarja Vjollca Ferhati, 48-vjeçari italian Massimo Deperi dhe rumunja Eleni Stoica janë pjesë e akuzave. Sipas hetimeve, këta persona kanë keqtrajtuar disa të moshuar, që jetonin në këtë qendër. Disa nga të moshuarit ishin të nënshtruar nga personat e akuzuar, citohen nga mediat lokale, burime zyrtare nga hetimet. Të moshuarit, shaheshin, keqtrajtoheshin, liheshin pas dore, e nuk ndihmoheshin të ngriheshin në rastet kur rrëzoheshin në tokë.

Artikulli paraprakAMBASADORI GREK NË BRAZIL U VRA NGA NJË POLIC, KISHTE LIDHJE ME GRUAN
Artikulli tjetërPËR SIRINË PAQJA ËSHTË ENDE LARG