Në Jug të Italisë moti i keq ka shkaktuar tre viktima. Një grua me dy fëmijët e saj të shpallur të zhdukur mbrëmjen e së enjtes janë gjetur të pajetë, ndërsa meteorologët parashikojnë përkeqësim të situatës në fundjavë.
Tre viktimat janë gjetur të pajetë, të cilët janë trupat e një gruaje me dy fëmijët e saj 2 dhe 7 vjeç në zonën e Lamezia Terme, në jug të Italisë.
Shkak për vdekjen e tyre kanë qenë përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura që kanë përfshirë jugun e Italisë mbrëmjen e së enjtes.
Ndërkohë që reshjet e dendura vazhdojnë me parashikimet metereologjike që paralajmërojnë një fundjavë me mot të keq.
Mirëpo në Katania janë mbyllur të gjitha shkollat dhe është vendosur gjendja e alarmit si pasojë e erërave të forta. Reshje te dendura do të ketë dhe në qendër të Italisë, të cilat do të shkaktojnë një ulje të ndjeshme të temperaturave.