Itali, kapet shqiptari i arratisur nga burgu

Forcat italiane të policisë kanë arrestuar një shtetas shqiptar që ishte arratisur nga burgu i qytetit Alesandria 17 marsin e kaluar. Sipas raportimeve të mediave italiane, 35-vjeçari Besnik Mirra është gjurmuar nga agjentët specialë në një kamp romësh në Milano, falë një aktiviteti investigativ kompleks. Sipas burimeve, agjentët kanë mbajtur nën mbikëqyrje disa bashkëpunëtorë të mëparshëm të shqiptarit, i konsideruar si person i rrezikshëm. Autoritetet policore kanë deklaruar se 35-vjeçari kishte aftësi kriminale, nisur që nga organizimi i arratisë e deri tek ruajtja e kontakteve, duke përdorur telefonë dhe skeda telefonike të ndryshme, që i ofroheshin nga bashkëkombas, ose pjesëtarë të kampit rom. Pikërisht përmes kontakteve, ai kishte planifikuar të arratisej nga Italia, por nuk dihet nëse në planet e tij ishte përfshirë Shqipëria. Ai akuzohej për një seri veprash të rënda penale si vjedhje, grabitje me dhunë dhe kundërshtim të oficerit të policisë.

Artikulli paraprakTE SHTENA ME ARME NE NJE LOKAL,KATER TE PLAGOSUR
Artikulli tjetërKAMIONI MBI TURMËN 5 TË VDEKUR, DISA TË PLAGOSUR