Pas një hetimi të gjatë nga ana e policisë, është bërë e mundur arrestimi i një shqiptari i cili kishte realizuar një laborator droge në banesë.
25-vjeçari shqiptar Klodian Hakballa është arrestuar nga policia italiane në Livorno, pasi është kapur me 25 kg drogë. Prej kohësh policia italiane ruante lëvizjet e shqiptarit, ndërsa më pas u verifikua që ishte futur në territorin italian në mënyrë të parregullt. Pasi është ndaluar, të riut shqiptar i është gjetur në xhep shuma prej 1350 euro, gjë që rriti dyshimet e policisë për një kontroll në banesë. Në një aneks në vilën ku jetonte shqiptari, kishte bërë një mini laborator droge. Kështu policia zbuloi 23 kg heroinë, 1 kg kokainë dhe pjesa tjetër përzierës. Pjesa më e madhe e drogës ishte fshehur në një qese për mbledhjen e mbeturinave.