Një varkë me 5.4 ton hashash është kapur në Kanalin e Sicilisë.
Droga raportohet se ka një vlerë rreth 50 milionë euro.
Kontrolli i anijes erdhi nga Guardia di Finanza pas një alarmi të lëshuar nga auturitetet franceze të anti-drogës.
Gjatë operacionit u arrestuan 3 shtetas turq.
Operacioni – Ndërsa një aeroplan po monitoronte varkën nga lart, anijet patrulluese hynë në veprim duke bllokuar trafikantët e drogës 96 milje në jugperëndim të Marettimos.
Një operacion ndërkombëtar anti-drogë, i udhëhequr nga Njësia e Policisë Financiare dhe Ekonomike, me mbështetjen e grupit ajror dhe detar të Messinës, çoi në konfiskimin e mbi 5 ton drogë.
Destinacioni – Droga ishte nisur nga Maroku dhe së shpejti do përfundonte në tregjet e shitjes në gjysmën e Evropës.
Varka prej 12 metrash “Solen 1” do ankorohej në brigjet e Palermos.
Deti Mesdhe është një nga vendey globale më të prekura nga trafiku i paligjshëm i drogës.