Avokati i huazuar nga politikë, Giuseppe Conte në rolin e dyfishtë të mbrojtësit dhe prokurorit publik, teksa ka folur sot para senatit italian për punën e qeverisë që ai drejtoi për gati 15 muaj, në fund të fjalës së tij deklaroi dorëheqjen duke lënë gjithçka në dorë të Presidetit të Republikës Sergio Mattarella.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Italian Conte sulmoi ashpër Ministrin e Brendshëm Matteo Salvini duke e akuzuar se është udhëhequr nga interesa personale duke mos respektuar rregullat konsitucionale.

“Ne nuk kemi nevojë për njerëz me fuqi të plota, por për njerëz me kulturë institucionale dhe sens përgjegjësise,” tha kryeministri italian.

Conte ka folur gjithashtu dhe për dyshimet e finacimit rus për Lega-n e Salvinit duke kërkuar hetime të thelluara mbi çështjen.

Pas debatit në Senat, i cili do të vazhdojë plot tre orë, Kryeministri italian do t’i paraqesë zyrtarsiht Presidentit Matarrela dorëheqjen zyrtare.

Lideri i Lega-s Matteo Salvini, teksa ditë më parë u përpoq të dilte nga cepi i ngushtë ku kishte përfunduar pas krizës që duket se përfundoi në autogol, tani i mbetet veç të bëjë llogaritë për zgjedhjet e parakohëshme dhe reagimin e njerëzve të vet.

Artikulli paraprakI MASKUAR GRABITI DYQANIN, BURGOSET SHQIPTARI
Artikulli tjetërMBËRRIN NË SHQIPËRI AMBASADORI I RI I GJERMANISË, PRITET NGA PRESIDENTI META