Zëvendës ministrja italiane e zhvillimit ekonomik Teresa Bellanova, në një intervistë për “Corriere della Sera” ka folur mbi ndyshimet e ligjit të shoqërive Call Center italiane, i miratuar në mënyrë definitive më datë 7 dhjetor nga Dhoma e Senatit të Parlamentit.
“Ky ligj do të hyj në fuqi 90 ditë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare, është shprehur zëvend ministrja italiane. Kjo normë ligjore vlen dhe për shoqëritë italiane të Call Centerave që kanë spostuar qëndrat e tyre jashtë territorit italian. Ligji i jep këtyre shoqërive 3 muaj kohë për t’u organizuar. “Të flashësh me një operator call center jashtë territorit italian është tashmë mjaft frekuente. Shoqëritë italiane i kanë zhvendosur selitë e tyre jashtë territorit për interes të tyre. Sektori i Call Center është me një densitet të madh pune e në vende Shqipëria, kosto e punës është mjaft e ulët.” Normativa e re ligjore për shoqëritë call center, e cila do të hyjë në fuqi në muajin prill detyron operatorin të informojë paraprakisht vendimin nga ku po ushtron fizikisht aktivitetin e tij. Është në zgjedhjen e klientit të vendosë të ketë shërbimin nga ky operator jashtë kufirit italian apo të preferojë një operator shërbimi në Itali apo në një vend tjetër të Bashkimin Europian. Operatori i shërbimit Call center jashtë Italisë ka për detyrë të vë menjëherë në dispozicion të klientëve, kërkesën e tyre për një operator shërbimi nga Italia apo nga një vend tjetër i BE. “Në rast se shoqëritë Call Cneter nuk i përshtaten kësaj normative ligjore, për ta do të ketë një gjobë prej 50 mijë euro në ditë”, deklaron zëvëndësministrja italiane Bellanova.