SHKON NË 5 NUMRI I VIKTIMAVE, PËRMBYTJET PËRFSHIJNË DISA RAJONE.Rrëshqitjet e dheut si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e ditëve të fundit në pjesët veriore të Italisë kanë shkaktuar një tjetër viktimë dhe një të plagosur.
Mediat italiane bëjnë me dije se viktima e fundit është një 36-vjeçar, Armando Vagni, një punëtor në Moscazano të Cremones, trupi i të cilit u gjet nga forcat emergjente të zjarrëfikëses. Ndërkaq, një tjetër person 70-vjeçar ka humbur jetën në veriperëdim të Piemontit.Reshjet disa ditore kanë goditur rëndë Toscannë, Ligurian, Lombardian dhe Emiglia-Romana duke bërë që shumë rrugë, shkolla dhe institucione të mbyllen.Dy ditë më parë, një çift të moshuarish mbetën nën një batak dheu në shtëpinë e tyre në Liguria, ndërsa një grua humbi jetën nga një atak në zemër pasi u bllokua në shtëpinë e saj në Toscana.Peisazhi malor i veriut të Italisë e ka bërë atë më të prekshëm ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.