Itali :Arrestohet studenti shqiptar, fshehu kanabisin në të brendshmet.Tre jesëtarë të një familje shqiptare kapen me 0.5 kg kokaine .

Një student shqiptar dhe një italian përfunduan në prangat e policisë për shitje të lëndëve narkotike. Studentët u ndaluan në krahinën e Bolonjës, teksa udhëtonin me një makinë pa ndezur fenerët, mbase për të mos rënë në sy. Policia u ka zhvilluar kontrolle, ku ka gjetur dy pako drogë e llojit kanabis me peshë 100 gram secila. Studentët e kishin fshehur lëndën narkotike në të brendshmet e tyre. Arrestimi i tyre është vërtetuar nga Gjykata e Bolonjës, ndërsa procesi gjyqësor pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm. Tre pjesëtarë të një familje shqiptare janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur me 0.5 kg kokaine në makinën që udhëtonin. Shqiptarët e arrestuar janë një grua 58 vjeçe, djali i saj 28 vjeç dhe bashkëshortja shtatzënë e këtij të fundit 21 vjeçe. Policia nuk bën të ditur identitetin e personave të arrestuar, por konfirmon se janë pjesëtarë të së njëjtës familje. Shqiptarët u ndaluan në Modena pasi në makinën që udhëtonin u gjet kokainë. Bëhet fjalë për sasi prej 0.5 kg, e cila në treg do të kapte vlerën e rreth 100 mijë eurove.

Artikulli paraprakARRESTOHET NE AEROPORT SHQIPTARI,DYSHOHET SE LUFTOI PER ISIS
Artikulli tjetërNUK NDALEN SULMET NE SIRI. SHENOHEN 100 VIKTIMA,13 FEMIJE