Anija e shpëtimit “Ocean Viking” shpëtoi brenda natës, 74 migrantë nga një varkë në Mesdhe, e ndodhur në afërsi të brigjeve të Libisë , shkroi në rrjetin social, Twitter, organizata e ndihmës, SOS Mediterranee.

“Edhe pse ata janë lodhur nga arratisja e rrezikshme, deri tani, të gjithë të mbijetuarit duken të qëndrueshëm”, shkroi organizata.

Vendi ku do të dërgohen migrantët nuk ishte i qartë.

Pavarësisht përpjekjeve të liderëve europianë, ende nuk ka një mekanizëm për shpërndarjen e migrantëve në BE.

Gjatë muajve të fundit, migrantët e shpëtuar nga anijet e ndihmës, kanë pritur në det sepse Italia dhe Malta kanë refuzuar t’i pranojnë, deri në momentin që vendet e tjera të BE-së ranë dakord të pranonin një pjesë të tyre.

Artikulli paraprakFITUESI I “NOBEL” ADHURUES I MILLOSHEVIÇIT, SOT PROTESTOHET NË PRISHTINË KUNDËR PETER HANDKE
Artikulli tjetërSHAHINI URON STUDENTËT PËR VITIN E RI AKADEMIK: DO VAZHDOJMË ME PËRGJYSMIMIN E TARIFAVE DHE DHËNIEN E BURSAVE/ KATEGORITË