MES TË ARRESTUARVE EDHE SHTETAS SHQIPTARË PJESË E BANDËS “NDRAGETA E ROMËVE”. 33 vetë kanë përfunduar në pranga pas operacionit të koduar “Gentleman” të ekzekutuar nga Guardia di Finanza në disa krahina italiane.

Në qendër të hetimeve që vazhdonin prej dy vitesh ishte një rrjet trafikantësh romë, të cilët ndër të tjera, kishin siguruar pjesën e tyre edhe në rrjetin e trafikimit të marijuanës nga Shqipëria në Itali, në një industri të vërtetë që flitej se qarkullonte rreth 45 milionë euro në vit. Arrestimet janë kryer në Kalabri, Pulja, Piemonte, Lomabrdi dhe Emilja-Romanja, ku janë sekuestruar mbi tre tonelata lëndë narkotike, përfshi kokainë, heroinë dhe marijuanë, si dhe një numër i madh armatimesh. Të arrestuarit, organizata e të cilëve njihej si “ndrangeta e romëve”, ka befasuar oficerët e policisë të cilët gjatë hetimeve kanë zbuluar rrjetin ndërkombëtar që kishin ngritur, ku përveç marijuanës nga Shqipëria, arrinin të merrnin nga “gorsistët” amerikano-jugorë kokainë dhe heorinë, që përbënin e biznesin kryesor. Megjithatë, një prej prokurorëve të çështjes, Vinçenco Luberto, pranon se romët kishin vetëm 5% të tregut të lëndëve narkotike dhe se duhej shumë punë për të kapur peshqit e mëdhenj.

Artikulli paraprakVRASJA PËR BORXHIN 100 MIJË EURO, ARRESTOHET I DYSHUARI
Artikulli tjetërDJEGIA E DORDOLECIT, PËRMBYLL “KARNAVALE N’DIELL”