Është rritur në 50 numri i personave të plagosur nga aksidenti i orëve të para të mëngjesit të sotëm, pas përplasjes së dy trenave në metronë e qytetit të Kaljarit.
Autoritetet lokale konfirmojnë se të plagosurit kanë mbetur dhe dy drejtuesit e trenave të cilët kanë marrë plagë të rënda por janë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur pas një përplasje frontale mes tyre për shkak të mosfuksionimit të komandës së ndërrimit të shinave. Dy trenat udhëtonin në një binar unik e përplasja e tyre qe e pashmangshme. Aksidenti ka ndodhur në oran 8.15 pranë stacionit të qëndrës tregtare Auschan. Dy trena janë përplasur në metronë e Kaljarit në Itali, pranë stacionit “Centro commerciale”. Në incident, që sipas zjarrfikësve ka ndodhur me një shpejtësi të ulët, kanë mbetur të plagosur rreth 50 pasagjerë. Policia njofton se dy makinistët janë në gjendje të rëndë. Njëri mbeti mes hekurave në kabinën e drejtimit, por është liruar nga zjarrfikësit. Policia e Kaljarit ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, sepse të dy trenat ndodheshin mbi të njëjtin binar në drejtime të kundërta. Megjithatë, sipas inxhinierëve, dyshimet e para janë për një gabim njerëzor.