ROJA BREGDETARE ITALIANE MORI NJË THIRRJE URGJENCE NGA ANIJA E MALTËS. Roja bregdetare italiane ka arritur të shpëtojë një bebe tre muajshe teksa gjendja e saj shëndetësore ishte kritike.

Nëna e foshnjës së bashku me një tjetër anëtar të familjes somaleze ndodheshin në mesin e shumë emigrantëve brenda një kontenieri në një anije malteze, e cila po udhëtonte drejt brigjeve jugore të Italisë. Roja bregdetare italiane mori një thirrje urgjence nga anija e Maltës dhe më pas ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e ngjarjes, duke bërë edhe tranpsortimin e foshnjes tre muajshe në spitalin e ishullit Pantelleria. Fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve të cilët deklaruan se gjendja e tij ishte vërtëtë kritike. Vetëm të premten në brigjet siciliane zbarkuan 194 emigrantë, shifër e cila është edhe më e lartë në ditë të tjera. Fluski i emirgrantëve që kërkojnë perëndimin nëpërmjet Italisë po rritet edhe më shumë me rritjen e temperaturave dhe ngrohjen e motit. 13 mijë perosna janë shpëtuar në Mesdhe vetëm gjatë javës së fundit nga ekipet italiane. Ndërkaq rreth 1 mijë të tjerë rapotohet se janë mbytur gjatë këtij viti në detin që tashmë është kthyer në varrezë masive.

Artikulli paraprakZGJEDHJET, PS – LSI MBLEDHIN SË BASHKU KANDIDATËT
Artikulli tjetërKETI BAZHDARI ME OPERATORËT TURISTIK NË SHKODËR