Rreth 119 kg drogë e cila vinte nga Shqipëria është sekuestruar nga policia italiane këtë të shtunë në ujrat pulieze, shkruajnë mediat italiane.

Droga e cila ishte destinuar për tregun e Leces po transportohej nga një peshkatar 51 vjeçar në një barkë 6 metra të gjatë e cila kish dalë shumë larg bregut. Pikërisht kjo dalje në territor i kishte shtyrë autoritetet të ndalonin 51 vjeçarin dhe të nisnin kontrollin dhe të ndienin erën e lëndës narkotike llojit marihuanë e cila ishte e ndarë në pako . Hetimet janë ende në vijim për të sqaruar nëse transportuesi është shtyrë me varkën e tij deri në brigjet e kundërta pulieze apo nëse ngarkesa ishte transportuar nga blerësit deri në limitin e ujërave italiane. Po ashtu po hetohet nëse 51 vjeçari ishte blerës apo thjesht një transportues pjesë e një rrjeti trafikantësh. 

Artikulli paraprakHYN SOT NË FUQI TAKSA PËR BLERJET ONLINE ME MBI 22 EURO
Artikulli tjetër“RIO 2016”, ÇANTË E DYSHIMTË NË VIJËN E FINISHIT TË GARËS SË ÇIKLIZMIT