Policia italiane ka sekuestruar 180 kg kokainë dhe 112 kilogramë sustanca përzierës.
Mediat italiane shkruajnë se në kadër të operacionit të koduar “Deti Jon” janë arrestuar edhe 6 persona, të dyshuar si trafikantët e lëndëve narkotike. Personat e arrestuar dyshohet se janë të gjithë drejtuesit dhe financuesit e një organizata që kishte si qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës. Gjatë hetimit, policia zbuloi një laborator për prerjen, paketimin dhe ruajtjen e substancave të cilat përdoreshin për përpunimin e drogës. Grupi hetimor ka dokumentuar edhe një qërkullim të madh të parave, duke sekuestruar edhe 1 milion e 150 mijë euro. Forcat e ushtrisë kanë kryer kontrolle në banesat e 28 personave të tjerë në Calabria, Lazio, Lombardia, Piemonte dhe Sicili.