Një 22-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Milano pranë stacionit të vjetër Diano Marina. Mediat italiane raportojnë se shqiptari me iniciale B.A u përfshi në një sherr me thika, ku edhe më pas mbeti i plagosur, duke marrë një plagë në shpatullën e majtë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur karabinierët për të zbardhur ngjarjen, ndërsa i plagosur është dërguar në spital. Karabinierët po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes për të rënë edhe në gjyrmët autorit që qëlloi me thikë të riun shqiptar.