Itali – Shkatërrohet banda e prostitucionit, arrestohen 6 shqiptarë në Modena
6 shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane si pjesë e një bande prostitucioni. Autoritetet italiane kanë pasur nën mbikqyrje prej disa muajsh bandën e përbërë nga shqiptarë, rumunë dhe italianë. Ata shfrytëzonin vajza të reja për prostitucion në qytetin e Modenas, shkruajnë mediat italiane. Ismet Rapo, 36 vjeç, Flamur Beluli, 30 vjeç dhe Petrit Thartori, 41 vjeç janë lënë në burg, ndërsa në arrest shtëpie janë Dorian Çakri, 27 vjeç, Fabiol Çakri, 25 vjeç si dhe Gerta Rapo, 34 vjeç. Agjentët e policisë arritën të zbulojnë metodën dhe skemën që anëtarët e bandës përdornin për menaxhimin e biznesit të tyre. Nën hetim janë edhe 15 persona të tjerë.