ARRESTIMET U KRYEN MËNGJESIN E SOTËM NË PROVINCËN E TORINOS, ITALI  POR DHE NË KAVAJË TË SHQIPËRISË. Autoritetet italine kanë shkatërruar një celulë të islamikëve ekstremistë  e ngarkuar me rekrutimin e luftëtarëve për të luftuar në Siri.

Celula vepronte midis Italisë dhe Ballkanit dhe në pranga ranë 3 persona dy prej të cilëve janë shqiptarë, Alban Elezi, dhe nipi i i tij.  Shtetasi tjetër është italian me origjinë marokene, rreth të njëzetave. Arrestimet u kryen mëngjesin e sotëm në provincën e Torinos, Itali  por dhe në Kavajë të Shqipërisë. Vetëm 3 javë më parë, Prokurori i Breshias Luigi Maria Dell’Osso, i cili ka urdhëruar edhe arrestet, paralajmëroi se në Shqipëri janë zbuluar qendra stërvitjeje dhe propagande, si dhe qindra militantë, disa prej të cilëve janë në kontakt të vazhdueshëm me personazhe që lëvzin në Itali, veçanërisht në zonën e Breshias. Pak pasi media italiane bëri publike lajmin e operacionit kundër celulës xhihadiste policia e shtetit shqiptar informoi se personi i arrestuar për llogari të këtij hetimi ishte Alban Elezi,  38 vjeç, lindur e banues në fshatin Rrakull, Kavajë. Arrestimi ishte kryer në orët e para të mëngjesit të 25 marsit, në Kavajë nga strukturat Interpol Tirana në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë. Ndaj tij u ekzekutua Urdhëri i kërkimit Ndërkombëtar. “Arrestimi i tij u krye në zbatim të kërkesës së Interpol Roma për ekzekutimin e vendimit të arrestit lëshuar në datë 24.03.2015 nga Gjykata e Brescia/Itali në ngarkim të këtij shtetasi, i dyshuar si autor i veprave penale “Akte Terroriste” parashikuar nga neni 270 quarter të K.Penal Italian.” thuhet në njoftimin e policisë

Artikulli paraprakBANORËT E PËRMBYTUR: 3 PROTESTA NUK I MJAFTUAN QEVERISË
Artikulli tjetërNAMIK KOPLIKU NË TONIGHT STAR PLUS