Italia ka marre një fitore të merituar ndaj Shqipërisë me dy gola të shënuar në dy pjesë.

Shqipëria ka qenë e pafuqishme që të jetë protagoniste në këtë sfidë duke zhvilluar një ndeshje me dy fytyra. Axurrët kaluan ne avantazh në minutën e 12 të pjesës së parë më me De Rosin që shënoi nga pika e bardhë kurse golin e dytë e shënuan në minutën e 71’ me anë të Imobiles që shënoi me kokë brenda në zonë pas një gabimi të mbrojtjes tonë. Pjesa e parë është mbyllur pjesa e në me fitoren e Italisë që kaloi në avantazh pas penalltisë që shoi De Rosi në minutën e 12. Ishte goditje dënimi për Italinë dhe Basha shkaktoi penallti që nuk u fal nga gjyqtari që akordoi penallti. Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë ku Cikalleshi që në minutën e parë pati rastin e artë për gol ku gjuajtja e tij brenda zonës kaloi ngjitur me shtyllën. Një tjetër rast pati edhe Roshi që në minutën e 22 i vetëm me Buffon nuk arriti që të realizonte një gjuajtje të fortë. Nëse gjyqtari nuk do të kishte ndikuar kjo pjesë mund të quhet pa frikë si një lojë e barabartë në çdo drejtim. Kurse pjesa e dytë ka pasur minuta të mira në fillim por asgjë më shumë pasi Italia ka marr frenat e lojës në dorë. Është ndërprerë ndeshja në minutën e 59’ për shkak të flakadanëve dhe tymueseve që kanë hedhur tifozët shqiptar. Lojtarët e stoli të Italisë janë futur në dhomat e zhveshjeve. Kjo është një prishje imazhi për tifozerinë shqiptare. Ansi Agolli i ka folur tifozerisë shqiptare që të mos vazhdojnë ende me hedhjen e tymëseve në fushë dhe për çudi, tifozët e kanë dëgjuar dhe ndeshja ka rifilluar normalisht. De Biasi ndërhyri me disa zëvendësime duke hedhur në fishë Sadikun dhe të riun Grezda por asnjë nuk ndryshoi. Gabimet me te emdha i kemi bere ne mesine fushes. Një figurë tepër të shëmtuar kanë bërë tifozët shqiptarë në ndeshjen e sotme ndaj Italisë, në “Renzo Barbera” të Palermos, ku nga një sektor i tifozëve miq janë hedhur shashka dhe flakadanë në fushën e lojës, duke detyruar arbitrin kryesor të ndërpresë për pak minuta takimin.a përfunduar gjithçka në ‘Loro Boriçi’ Kosova 1-2 Islanda. Një ndeshje me mjaft ritëm, ku kanë qenë miqtë të cilët kanë shënuar dy herë në pjesën e parë me anë të Sigurdson.Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë kosovarët kanë shkurtuar diferencat në 1-2 me anë të Atdhe Nuhiut, një rezultat i cili mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.Pas kësaj sfide, Kosova renditet në vendin e fundit duke marr vetëm 1 pikë në 5 ndeshje.

Artikulli paraprakTETE TON KANABIS NGA MAQEDONIA NË ITALI 4 POLICË NË PRANGA NË QAFË THANË
Artikulli tjetërJUNCKER: DO TË KETË PRAPË LUFTË NË BALLKAN NËSE SHPËRBËHET BE-ja