Itali-Shqipëri është sfida kryesore e grupit G për kualifikueset e Botërorit Rusi 2018. Takimi do të luhet sonte në mbrëmje në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.
Ekipi kombëtar ka zhvilluar pasditen e djeshme stërvitjen e fundit përpara takimit, ndërsa trajneri Gianni De Biasi u ka komunikuar lojtarëve porositë e fundit ku kryefjalë ka qenë zbatimi me përpikmëri i detyrave dhe respektimi i skemave në fushën e blertë. Ndërkohë, gjatë stërvitjes, për t’u tërhequr vëmendjen, kur bënin gabime ishte sulmuesi Bekim Balaj. Shkodrani disa herë i bëri thirrje Hysajt dhe Veselit që të mos e tepronin me mbajtjen e topit në zonë. “Hiqe, hiqe topin o burrë, mos rreziko”, u ka thënë Balaj disa herë mbrojtësve kuqezi. Ky është takimi i parë zyrtar në histori mes Shqipërisë dhe Italisë. Tre vite më parë dy skuadrat zhvilluan një ndeshje miqësore në Genova, takim i cili u fitua nga vendasit me rezultatin e ngushtë 1:0. Në atë ndeshje Shqipëria zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë duke marrë edhe vlerësimin e opinionit sportiv italian. Formacioni Xhani De Biazi ka blinduar krahët e skuadrës, duke menduar se rreziku më i madh do të vijë nga skema e Venturës 4-2- 4. Trajneri kuqezi i përgjigjet me skemën 4-4-2, ku Ajeti ka mbajtur deri në momentet e fundit zgjedhjet e De Biazit. Me shumë mundësi, qendërmbrojtësi kuqezi do të shtrëngojë dhëmbët për të zbritur në fushë. Ndërkohë, surpriza është sulmi i kombëtares. Trajneri italian do t’i besojë repartin ofensiv dy sulmuesve Cikalleshit dhe Sadiku. Një zgjedhje kjo e De Biasit për të goditur mbrojtjen italiane. Basha nga njëri krah dhe Roshi nga ana tjetër pritet të përbëjnë mesfushën ofensive, ndërsa Veseli-Ajeti-Hysaj-Agolli do të jenë prapavija përpara gardianit Strakosha. Formacioni i mundshëm: ITALIA (4-2-4):Formacioni i mundshëm:Italia (4-2-4): Buffon; Zappacosta, Barzaglia, Bonucci, De Sciglio; De rossi, Verratti; Candreva, Belotti, Immobile,Insigne.Trajner Ventura.Shqipëria (4-5-1): Strakosha; Hysaj, Veseli, Sjeti, Agolli; Roshi, Kukeli, Memushaj, Basha, Llullaku; Sadiku.Trajner De Biasi.