Dy shqiptarë me skafandra të zeza në kokë, me motor të modifikuar dhe të armatosur lëvizin nëpër rrugët e qytetit në Barleta të Italisë. Dy shqiptarët tashmë të identifikuar si vrasës me pagesë dhe të arrestuar, sipas policisë italiane ishin pjesë e planit për ekzekutimin e politikanit lokal Pasquale Ventura. Atentati ndaj Venturës u bë më 20 janar të këtij viti, ndërsa fatmirësisht ai mundi të shpëtojë dhe tashmë në pranga për këtë krim është dhe ish bashkëshortja e tij e cila kish kontraktuar dy shqiptarët për vrasjen.
Në pranga kanë rënë Igli Kamberi 29 vjeç dhe Artan Belliu 53 vjeç, të cilët morën 30 mijë euro për vrasjen e këshilltarit lokal në komunën e Barletës, vrasje që do kryhej në bashkëpunim me dy italianët Giacomo Lannote dhe Francesco Sibilano. Nga hetimet ka rezultuar se më 20 janar 29-vjeçari shqiptar Kamberi ka drejtuar motrrin dhe italiani Lannote ka qëlluar disa herë me pistoletë ndaj Venturës. policia italian ka kërkuar informacion urgjent nga pala shqiptare për Balliun dhe Kamberin, si dhe për të shkuarën e tyre nëse kanë pasur apo jo veprimtari kriminale. Nga ky plan duket se atentatorët e politikanit italian, kanë imituar skenën e vrasjes së bankierit Artan Santo në qendër të Tiranës, ngjarje kjo e ndodhur në qershor të 2014-ës. Për atentatin mafioz ku i vdekur mbeti Santo, zëvendësdrejtori i Krimeve të Rënda Ardian Çipa është shprehur se hetimet janë intensifikuar dhe do të sjellin rezultate konkrete.