Një shqiptar është aksidentuar për vdekje mesditën e sotme në Siena, Itali.
Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në kilometrin e 21 të autostradës Siena-Betolle. Viktima është identifikuar si Klodi Serra, një shqiptar 38 vjeç, rezident në zonën e Castiglion. Ai ishte duke udhëtuar me një furgon “Renault Kangoo” dhe po shkonte në Peruxhia ku edhe punonte. Për motive ende të pazbardhura ai kishte humbur kontrollin e makinës dhe ishte përplasur me mbrojtëset anash rrugës. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe policia, ndërsa shqiptari kishte humbur jetën në aksident.
/ Star Plus TV /