Itali – Shqiptari kërcënon ish-të dashurën rumune: Po dole me të tjerë do të vras

Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi ka kërcënuar me jetë ish-të dashurën e tij rumune. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili kishte edhe nënshtetësi italiane nuk ka pranuar ndarjen nga vajza rumune, duke e përndjekur prej disa muajsh. “Nëse ti del me dikë tjetër do të të vras” i ka thënë shqiptari ish- të dashurës së tij rumune. Ai e përndiqte ish-të dashurën duke e kërcënuar me telefon, ushtronte dhunë psikologjike dhe i çonte mesazhe kërcënuese për miqtë dhe familjen.Të vras nëse marr vesh se del me ndonjë tjetër”.Ky është kërcënimi që ka marrë një rumune në Itali nga një shqiptar me të cilin ka pasur një lidhje dashurie që ka zgjatur prej 13 vitesh.Sipas mediave italiane, shqiptari pas ndarjes nuk ka mundur që ta suportojë një gjë të tillë duke e kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme atë përmes telefonit.35-vjeçari shqiptar jetonte prej kohësh në rajonin e Breshias ku pas ndarjes ai e përndiqte vajzën rumune derisa ajo ka njoftuar edhe policinë e cila ka prangosur të riun shqiptar.Policia italiane ende nuk ka dhënë detaje rreth identitetit të shqiptarit apo vajzës rumune të përfshirë në këtë ngjarje. 

Artikulli paraprakDEMARKACIONI,KURTI NE TIRANE:NE 4-5 VITET E ARDHSHME PRITET LUFTE
Artikulli tjetërVENEZUELE:TE ARMATOSURIT MARRIN PENG SKUADREN E FUTBOLLIT