Itali,shqiptari tenton të mbysë gruan ndërhyn vajza, shmanget tragjedia

Një 45-vjeçar shqiptar ka dhunuar gruan e tij në kulmin e një diskutimi familjar. Ngjarja ka ndodhur në Piemonte të Italisë, aty ku dhe familja shqiptare jeton. Pas dhunës që kryefamiljari ka ushtruar ndaj grus së tij është përballur me ndërhryrjen e vajzës 20-vjeçare që tentoi të mbronte nënën. Fqinjët e familjes shqiptare kanë dëgjuar të bërtiturat ndaj dhe menjëherë kanë njoftuar karabinierët. Ndëryrja e tyre në çastin e duhur ka bërë të mundur shmangien e tragjedisë. Dëshmia e gruas dhe vajzës si dhe rezultati i vizitave mjekësore dëshmojnë se shqiptari në kulmin e zemërimit ka tentuar të vrasë gruan duke i futur duart në fyt.

Artikulli paraprakNIKOLLA: TE GJITHE APLIKUESIT NE SHKOLLE.ME SHUME KUOTA SE MATURANTE
Artikulli tjetërSHBA:CLINTON PROBLEME ME SHENDETIN,BRAKTIS CEREMONINE PER 11 SHTATORIN