Gjatë natës së shkuar, Guardia di Finanza në Marcianise të Italisë ka sekuestruar 5.2 kg heroinë të pastër, duke arrestuar një trafikant shqiptar si dhe duke ndjekur penalisht dy bashkëpunëtorë të tij

Policia ndali për kontroll një automjet me targa të huaja i drejtuar nga një shqiptar 25 vjeçar. Në bordin e makinës, ishte nëna e tij dhe një shtetase italiane 37 vjeçare, nga Napoli. Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka thënë se kishte zbarkuar në portin e Barit nga Shqipëria për të vizituar të afërmit dhe për të kaluar sezonin e pushimeve për fundvit. Qeni antidrogë nuhati automjeteve, duke treguar praninë drogës në mjet. Më pas, makina u dërgua në polici ku ju nënshtrua një kontrolli të imtësishëm. Në pamje të parë, nuk u gjet asgjë, por pas iu nënshtruar kontrollit me skaner C-ray, ku u gjet një pjesë e dyfishtë e krijuar posaçërisht e mbushur me rreth 15 pako heroinë të pastër me peshë të përgjithshme prej 5.2 kilogram. Substanca e “prerë” do t’i garantonte përfitime qindra mijëra euro shqiptarit.

Artikulli paraprakLIHEN TË LIRË PASAGJERËT E AVIONIT LIBIAN QË U MBAJT PENG NGA DY PERSONA
Artikulli tjetërSTAR TREND – 23.12.2016