24 orë pas tërmetit e toka vazhdon të dridhet në Italinë Qëndrore.
Instituti sizmiologjik ka regjistruar në orën 4.27 minuta të mëngjesit të sotëm një tjetër lëkundje të fortë tërmeti të shkallës 4.2 e rreth 114 lëkundje të tjera të shkallës nga 2-3 Richter. Ka shkuar në 8 mijë numri i personave të asistuar gjatë natës nga punonjësit e Mbrojtjes Civile të Kruqit të Kuq. Shumica e tyre janë strehuar në kampet e tendave të ngritura në komunat e Visso, Ussita e Castelsantangelo, ndërsa mjaft të tjerë kanë fjetur në makina, në 21 pikat në zonat e hapuara të epiketuara nga komunat. Numri i të plagosurve vazhdon të mbetet rreth 20, 2 prej të cilëve në gjëndje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Tërmeti i një dite më parë është ndjerë fuqishëm dhe në kryeqytetin italian Romë e gjatë ditës së sotme të gjitha shkollat janë mbyllur e po inspektohen për të verifikuar gjëndjen e tyre e nëse kanë pësuar dëmtime. Po e mbyllur vazhdon të mbetet sot për turistët Katedralja e Shën Palit, e cila ka pësuar krisje në kornizën e jashtme. Departamenti i Mbrojtjes Civile informon se prej 24 gushtit e deri më 26 tetor kanë asistuar rreth 15 mijë banorë të zonave të prekura nga tërmeti, 4 mijë prej tyre janë strehuar në hotelet e brigjeve të Adriatikut e 10 mijë të tjerë në srukturat e vëna në dispozicion nga strukturat lokale. Sipas specialistëve fuqia e këtij tërmeti është e barabartë me 80 kiloton, baraz me 80 mijë tonë tritol, e katër herë më i fuqishëm se bomba atomike e hedhur në Hiroshima e Nagasaki. Ndërkohë në mediat italiane janë publikuar pamje të filmuara me dron, rreth rrënojave dhe dëmeve kolosale që ka lënë pas tërmeti.