Tërmeti gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës ku goditi sërish Italinë duke shkaktuar panik tek qytetarët e zonave kryesisht qendrore ka prekur edhe futbollin.
Tërmeti më i fuqishëm ishte a i regjistruar në orën 21:18 minuta, me magnitudë 5.9 ballë. Në të njëjtën orar ishin duke u luajtur edhe ndeshjet e Serie A. Lëkundjet e fuqishme më shumë duket se janë ndjerë në stadiumin “Giovanni Cornacchia”, ku për pak momente ndeshja mes vendasve të Peskarës dhe Atalantës u ndërpre. Një pjesë e tifozëve nisën të zbresin me nxitim nga tribunat për në pjesën fundore të tyre në momentin e lëkundjeve të fuqishme. Por fatmirësisht, tërmetet e fundit nuk shkaktuan asnjë viktimë. Frika ishte edhe tek lojtarët dhe arbitrat e ndeshjes.