Një sasi e konsiderueshme prej 1.3 tonësh kanabis sativa është sekuestruar nga policia italiane në Pulia
, e trafikuar nga Shqipëria. Policia italiane ka arrestuar dy trafikantë shqiptarë, shtetasit me iniciale G.I, 24 vjeç dhe B.K. 52 vjeç. Njësitë ROAN të Guardia të Finanza, kanë ndaluar skafin që po tentonte të trafikonte drejt vendit fqinj sasinë e lëndës narkotike, pas sinjalizimeve të dhëna nga pala shqiptare. “Policia italiane me anë të njësive operative te Guardia di Finanza ne Durres e Vlore dhe atyre të Pulias u vu menjëherë ne gatishmëri dhe pas identifikimit të mjetit lundrues janë vënë në ndjekje me mjetet e tyre detare te shpejta për ndalimin e skafit të kundraligjshem dhe kapjen e trafikanteve.
Pas disa orë ndjekjeje, u arrit te kapej skafi me 1350 kg kanabis ne bord ne afersi te Barit dhe të arrestohen 2 trafikantet shqiptarë”, njofton Policia e Shtetit. Autoritet e te dy policive vijojnë hetimet për të zbuluar të implikuar të tjerë në trafik dhe lidhjet me dy mjetet lundruese te ndaluara ne bregdetin shqiptar me skafistet italiane.