Në Itali vijon numërimi i fletëve të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ndërsa deri tani Lëvizja Pesë Yjet e drejtuar nga Luigi Di Maio ka dalë partia e parë, qendra e djathtë është në rritje duke udhëhequr si koalicion ndërsa PD-ja e Matteo Renzit në rënie.

Si parti udhëheq ‘Lëvizja Pesë Yjet’ me 31%, ndërsa qendra e djathtë e drejtuar nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi si koalicion është në avantazh me 37.64%. Koalicioni i drejtuar nga Berlusconi përfshin partinë e tij Forza Italia, partinë anti-emigrantëve Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë.

Dy fituesit e mëdhenj janë ‘Pesë Yjet’ dhe Liga, kjo e fundit ka marrë madje më shumë vota se partia e ish-kryeministrit Berlusconi, brenda koalicionit të djathtë.

Në vendin e tretë pozicionohet qendra e majtë e ish-kryeministrit Renzi me 23.61% me rënie drastike. Por kur duhen edhe 1/4 e fletëve të votimit për t’u numëruar, do të jetë shumë e vështirë që ndonjëri nga koalicionet të qeverisë i vetëm vendin, pa krijimin e një koalicioni më të gjerë, pasi nuk kanë kapur 40% të votave.

Renzi duket se është gati për dorëheqje nga partia pas rezultatit shumë të dobët.

Koalicionet

Qendra e Djathtë kap 37.64%
Pesë Yjet 31%
Qendra e Majtë 23.61%

Sipas partive

Pesë Yjet 31%
PD 18,7%
Lega 17,5%
Forza Italia 14,2%
Fratelli d’Italia 4,4%
Leu 3,2%
+Europa 2,5%

 

Artikulli paraprak‘OSCAR’ SHPALL FITUESIT, TRIUMFON ‘THE SHAPE OF WATER’
Artikulli tjetërSOT KUVEND, TRE ÇËSHTJET E NXEHTA QË DO TË SJELLIN DEBAT