Matteo Salvini kërkon votime të menjëhershme. Me krizën qeveritare, zgjedhjet e parakohshme nuk kanë kthim pas.Tre data të mundshme janë13, 20 ose 27 tetor .

Nëse kriza u konsumua në mes të gushtit, zgjedhjet duke marrë parasysh kohën e nevojshme për italianët jashtë vendit, duhet të zhvillohen pas dy muajsh.

Tani topi është në dorë të kryeministrit, Giuseppe Conte, i cili nëse vazhdon në rrugën e treguar nga drejtuesi i Lidhjes (dhe nuk zgjodhi të jepte dorëheqjen para se të shkonte në Parlament) mund të paraqitet në Parlament javën tjetër për t’iu nënshtruar votëbesimit.

Skenarët e mundshëm – Hapi i parë mund të jetë thirrja e një konference të drejtuesve të grupit, e cila nuk është e përjashtuar të mbahet të premten, por që gjithashtu mund të shtyhet për disa ditë. Dhe kjo më pas do të thërrasë Kuvendin.

Debati dhe votimi për qeverinë mund të mbahet para 15 gushtit.Nëse nuk siguron votat, kryeministri do të shkonte në pallatin presidencial për të dorëzuar mandatin.

Artikulli paraprakDIGJET MAKINA GJATË NATËS
Artikulli tjetërMBYLLET LOKALI I NJOHUR NË DHËRMI, RAMA: SI KA MUNDËSI TË BËSH NJË INVESTIM TË TILLË E TË MOS LËSHOSH KUPON