Italia e gjunjëzuar nga moti i keq nga veriu në jug, pasi shirat e rrëmbyer vazhdojnë duke bërë që lumenjtë në zonën e Modenës të dalin jashtë shtratit, ndërkohë që janë evakuuar edhe 60 familje.
Në Siçili ka rrëshqitje të mëdha toke, ndërsa ishujt e Ezolit janë izoluar.
“Për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tokës dhe ortekëve të shkaktuar nga moti i keq i këtyre orëve, unë ftoj të gjithë qytetarët të shmangin drejtimin drejt zonës Bellunos”, deklaroi prefekti i Venetos, Luca Zaia.
Gjendja alarmante për momentin ka të bëjë me bashkitë në zonat e Alto Vicentinos, Trevigiana Pedemontana dhe territorin e provincës së Bellunos.
Në Dolomites Sesto si dhe në Dolomites, midis Marmolada dhe Fiera di Primiero, rreziku i orteqeve është shumë i madh.
Në rajonet më të prekura, kanë rënën 80 deri në 140 centimetra dëborë.
Çarja e argjinaturës së lumit Panaro shkaktoi vërshime të mëdha uji në zonën e Castelfranco Emilia, jo shumë larg Nonantola dhe Modena.
Për 48 orë zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në të gjithë vendin, në ndërhyrjet e shpëtimit për shkak të motit të keq që po godet Veneton, Friuli Venezia Giulian, Emilia-Romagnan, Piemonten, Lombardinë dhe Toskanën.
Deri tani janë mbi 2 200 ndërhyrje të kryera.
Moti i pafavorshëm ka detyruar shtyrjen për të hënën të sllallomit gjigant për meshkuj të Kupës së Botës, të planifikuar në Santa Caterina Valfurva të Italisë, tha sot Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS).
“Për shkak të kushteve të motit dhe borës, sllallomi i dytë [gjigant] në Santa Caterina është shtyrë për nesër, të hënën më 7 dhjetor”, shkroi FIS në Twitter.
Një rrezik domethënës i kërcënohet Italisë Verilindore dhe Austrisë së Jugut për sasi të mëdha dëbore, sipas severe-weather.eu.
Një rrezik i lartë është lëshuar edhe për Slloveninë Perëndimore, Kroacinë dhe Italinë Qendrore përgjatë Apenineve ku reshjet e tepërta të shiut do të vazhdojnë për 36 orë.
Alarm është lëshuar edhe për Shqipërinë dhe Greqinë.
Ekziston një potencial shumë i lartë për përmbytje dhe orteqe.