Italia e ka kthyer në festë tashmë ndeshjen hapëse të Euro 2020.
Imobile ka shënuar golin e tretë për axurrët, duke qenë shumë afër kështu fitores së parë për kombëtaren italiane.
Ekipi italian hasi në vështirësi në shënim të golit në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë ka pasur tjetër “fytyrë”, me një Itali krejtësisht ndryshe, shumë më të fuqishme në repartin sulmues.
22:28 – Italia ka shënuar golin e dytë dhe të qetësisë përballë Turqisë.
“Axurrët” realizuan golin e dytë me anë të Imobile. Italianët zhvilluan një aksion spektakolar në zonën e turqve.
Italianët gjuajtën nga larg, ndërsa ishte Imobile ai që realizoi edhe golin e dytë për të kaltrit.
22:00 – Italia ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Turqisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian. Ishte Demiral i cili realizoi autogol në minutën e 53-të të ndeshjes.
Italia pati disa mundësi edhe në pjesën e parë, por pa arritur të realizojë. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola. Ekipi turk ishte në pozicion më mbrojtës në 45 minutat e para, duke pastruar topin nga zona e tyre e rreptësisë.
Italia nga ana tjetër ishte më këmbëngulëse, në kërkim të një goli. Në këtë sfidë, nuk kanë munguar edhe rastet për shënim. Italia kishte disa të tilla, ndërsa Turqia tentoi të befasojë nëpërmjet kundërsulmeve.
Në fund të pjesës së parë, një lojtar turk preku topin me dorë në zonën e rreptësisë, por arbitri nuk akordoi penallti.