Qeveria italiane po analizon mundësinë e aprovimit të një ligjit të ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi emigrantët që jetojnë e punojnë ilegalisht në Itali.

Kusht është të dëshmojnë se kanë gati një kontratë punësimi si dhe derdhja e një kontributi financiar nga ana e punëdhësit.

Në Itali e njohin me emrin “Sanatoria”, apo amnistia për rregullimin e situatës së emigrantëve klandestinë që punojnë ilegalisht apo që nuk gjejnë dot punë pasi nuk kanë leje qëndrimi.

Sanatoria e fundit në Itali është bërë në vitin 2012.
Aktualisht llogaritet se numri i emigrantëve klandestinë në Itali është rreth 600 mijë.
Sanatoria e re është propozuar nga iniciativa popullore “Ero straniero” dhe e mbështetur nga forca politike “+ Europa”.

Ky draft ligor po ekzaminohet në komisionin parlamentar të Cështjeve Kushtetuese dhe ka gjetur mbështetjen e ministres së Brendshme Luciana Lamorgese e cila gjatë një interpelancë në këtë komision ka pohuar se qeveria synon të marrë në vlerësim e t’i gjej zgjidhje kuadrit kompleks të situatës së majft emigrantëve të parregulltë në Itali.

Vlerësohet se nga kjo do të përfitojnë rreth 300 mijë emigrantë nga mbi 600 mijë që është numri i tyre.

Por senatoria e pritet të sjellë dhe një avantazh ekonomik për arkën e shtetit. Llogaritet që kontributet e derdhura nga praktikat e emigantëve për procedurat e pajisjes me leje qendrimi si dhe taksimet e sigurimeve do të sjellin për arkën e shtetit një përfitim prej 1.2 miliardë euro.

Avantazhi ekonomik mund të jetë afatgjatë pasi me marrjen e lejes së qëndrimit emigrante bëhen kontribues aktiv për shtetin dhe ekonominë italiane.

Sipas Institutit të sigurimeve shoqërore nga sanatoria e vitit 2012 rezultojnë ende sot rreth 80% emigrantë të punësuar që përfituan nga normativa e saj.

Sanatoria e re parashikon të lë jashtë emigrantë që kanë apo kanë pasur probleme me drejtësinë italiane apo që dyshohen se janë rrezik për sigurinë kombëtare.

Artikulli paraprakSHKODËR, RREZIQET PËR FËMIJËT NË BOTËN E INTERNETIT
Artikulli tjetërSHQIPTARËVE IU KAP KOKAINË CILËSISË E LARTË, PËRPLASIN MAKINËN E POLICISË