Italia qëndrore është goditur nga një tjetër lëkundje e fortë tërmeti gjatë natës.

Një tërmet prej 3.4 ballë, me thellësi 5 km nën tokë është regjistruar në orën 2:00 me epiqendër në komunën Piave Torina në provincën e Maceratës.

Një tjetër natë e frikshme për banorët e këtij territori që kanë ende të hapura plagët e tërmetit të tmerrrshëm të 24 gushtit 2016.

Insitutiti kombëtar i sizmologjisë informon se ky tërmet është shoqëruar dhe me 3 lëkundje të tjera të shkallës 2 deri në 2.9 ballë.

Për fat nuk ka të plagosur. Kryetari i bashkisë së komunave të këtij territori si dhe një grup ekspertësh të mbrojtjes civiile po kryejnë verifikimet e rastit.

Kryetari i bashkisë së Pieve Torina , Alessandro Gentilucci informon se në këtë qytezë 6 familje janë evakuar për shkak të dëmeve në banesat e tyre e mjaft ndërtesa kanë pësuar dëme të shumta gjatë tërmeteve të dy ditëve të fundit.

Po në orët e para të mëngjesit të sotëm një lëkundje tërmeti i shkallës 3.7 ballë e me thëllësi 36 km nën tokë është regjistruar rreth orës 6:48 në brigjet e Sicilisë dhe Kalabrisë.

Tërmeti është ndjerë mjaft në komunat e Samo, Sicilia, Augusta, Florida, Barcellona, Pozzo do Gotto e Messsina. Për fat për shkak të thellësisë së madhe nën tokë tërmeti nuk ka shkaktuar dëme materiale e në persona.

Artikulli paraprakMORI HAK PËR VRASJEN E VËLLAIT, IDENTIFIKOHET AUTORI QË EKZEKUTOI MARIO MAJOLLARIN
Artikulli tjetërKRYEDIPLOMATI GREK VIZITON SOT SERBINË