Zbulimi dhe sekuestrimi i 214 kg drogë të cilat kishin mbërritur në brigjet e puglias me motorë ujë, mëngjesin e 22 gushtit 2016, kanë bërë që Reparti Operativ Aereo-detar i Barit të nisë një objekt të veçantë hetimi.
Në të shumtën e rasteve droga ka mbërritur në Itali përmes gomoneve apo skafeve. Rasti i fundit tregon se trafikantët shqiptarë po gjejnë mundësi të reja për transportimin e lëndës narkotike përtej Adriatikut me qëllim shmangien e patrullimeve. “Objekt i veçantë hetimi, është mënyra e transportit të drogës me anë të motorave të ujit që me sa duket kanë udhëtuar gjatë gjithë natës duke kapërcyer atë pjesë të Adriatikut që ndan brigjet pulieze me ato të vendit ballkanik” thuhet në njoftimin e policisë financiare italiane mbi operacionin e ekzekutuar mëngjesin e së hënës në ujërat e provincës së Leçes. Marijuana e amballazhur me thasë të zi celofani e të lidhur me ngjitëse ishte e lidhur dy krahët e mjetit lundrues Kjo sasi e madhe e lëndës narkotike ka vënë në alarm autoritetet italiane, të cilat shprehen se bashkëpunimi me Policinë e vendit të shqiponjave është mjaft I rëndësishëm për të identifikuar personat që do të merrnin në zotërim drogën në territorin italian e kanalet e bashkëpunimit të tyre me Shqipërinë.