Pamjet të krijojnë përshtypjen e Venecias, por ato janë xhiruar në skajin e kundërt të Italisë, në Katania ku sheshi qëndror u përmbyt nga reshjet e dendura që nuk pushojnë prej tre ditësh. Uji mori përpara karrige, vazo e objekte të tjera.
Në lumenj u shndërruan rrugët përreth qendrës. Uji hyri edhe në zyrat e gjykatës.Moti i keq nuk ka përfshirë vetëm Siçilinë, por gjithë jugun e Italisë, deri në Kalabri.
Ujërat e furishëm i morën jetën një vajze 30-vjeçare dhe djalit të saj 7 vjeç, e gjendur papritur me automjetin e saj mes rrjedhës së rrëmbyer të përmbytjeve në rrethinat e Katancaros.
Ekipet e emergjencës po kërkojnë për djalin tjetër 2-vjeçar që ndodhej me ta në makinë. Përmbytjet shkaktuar rrëshiqtje toke, shembje të urave e shkatërrim të rrugëve në disa zona jugore.
Ndërkohë Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.8 ballë të shkallës rihter u shënua gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës në Itali, në zonën e Catania.Epiqendra e tij u shënua mes zonës së Messina dhe Ragusa.
Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme pati shembje në ndërtesa si dhe disa persona të lënduar.Krahas Catanias, tërmeti u ndje edhe në Siracusa,
Enna dhe Messina.Bilanci paraprak flet për rreth 40 persona të plagosur, fatmirësisht pa rrezik për jetën.