Nga Veriu në Jug, Italia është përshirë nga një krizë hidrike e në një thatësirë të rëndë me pasoja për bujqësinë, turizmin, ekonominë si dhe mungesën e furnizimit të banorëve me ujit të pijshëm.
Dimri i vitit 2021 ka qënë me reshjet e shiut e të borës, më të ulëta të regjistruara në 30 vitet e fundit, baraz me 1/3 e mesatares së kësaj periudhe kohore.
Mjaft preokupuese kjo situatë shfaqet në rajonet veriore italiane ku gjatë muajit maj, reshjet e rëna kanë qënë katër herë më të ulëta se sa mesatarja e përvitshme e këtij muaji.
Në Piemonte niveli i lumit Po është ulur me 3.3 metra e liqeni Maggiore ka aktualisht vetëm 22.7% të mbulesës së tij me ujë.
Ministria e Politikave Bujqësore, e Zhvillimit ekonomik, i Politikave rajonale si dhe Departamenti Kombëtar i Mbrojtes civile, po monitorojnë orë pas ore situatën duke analizuar treguesit që me shumë gjasa po çojnë drejt një emergjence kombëtare.
Rajoni i Lombardisë ka shpallur gjëndjen e emergjencës atmosferike deri më 30 shtator. e kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala ka lëshuar urdhëresën për mbylljen shatërvaneve, kursimin e sistemit ujitës të parqeve të qytetit, e ka ftuar banorët të kursejnë ujin për kopshtet, taracat, ambientet private apo larjen e automjeteve, pasi territori është në një krizë të thellë hidrike.
Masa të tilla dhe me gjobëvënie deri më 522 euro janë marrë nga kryetarët e bashkivë në rajone të ndryshme italiane si në Toskana, Lombardi, Emilia Romagana, Lazio e Piemonte për të gjithë ata banorë që harxhojnë ujin e pijshëm për të ujitur kopshtet apo freskuar ambientet.
Mbi këtë gjëndje rëndojnë dhe temperaturat e larta mbi deri në 40 gradë të të gjithë territorin italian e duke vënë në vështirësi me një dëm ekonomik mbi 1 miliardë euro sistemin bujqësor. Në rrezik janë frutat e sezonit si pjepri e shalqiu si dhe kultivimi i domates e i perimeve të stinës.
Putin do të bëjë udhëtimin e parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Guvernatorët e rajoneve i kërkojnë qeverisë qëndrore të shpall gjëndjen e fakteqësisë natyrore për thatësirën, me masa ndihme ekonomike për bujqësinë territoriale e banorët.
Ministri i Politikave Bujqësore, Stefano Patuanelli, në një dalje për mediat ka deklaruar se “në mjaft zona italiane situata është dramatike e në javët e ardhshme pritet që i gjithë territori kombëtar të hyj në këtë zonë të kuqe, krize hidrike”.
Ndërkohe sipas tij, qeveria Draghi po punon për Draftin “Thatësira” që ndoshta mund të deklaroj gjëndjen e emergjencës atmosferike për të gjithë Italinë.