Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të vitit për të përballuar fluksin e pritshëm të refugjatëve nga Ukraina, njoftoi të hënën Këshilli i Ministrave në Romë.

Prandaj, qeveria mund të marrë masa emergjente në raste të caktuara pa konsultime paraprake në parlament.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Italia, shtëpia e një komuniteti të madh ukrainas ku numërohen rreth 250 000 persona, po përgatitet të pranojë shumë refugjatë.

Qeveria vuri gjithashtu në dispozicion 10 milionë euro (11.2 milionë dollarë) për të organizuar ardhjen e refugjatëve.

Artikulli paraprakANIJA E “FUNDIT” NGA RUSIA ME 3030 TONË GRURË MBËRRITI NË DURRËS; SI DO DIVERSIFIKOHET FURNIZIMI
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NDËR VENDET ME POPULLSINË MË TË RE NË EUROPË MË 2021, POR PLAKJA PO VJEN MË SHPEJTËSI