Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për thatësirën në pesë rajone, konkretisht Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Piemonte, Veneto e Lombardia.

Këto janë zona kanë regjistruar gjatë javëve të fundit mungesë hidrike, e përshkohen nga lumi ‘Po’ e nga ‘Alpet Lindore’.

Lumi ‘Po’ gjatë ditëve të fundit ka shënuar uljen rekord të nivelit të ujit në 30 vitet e fundit.

Në këto pesë rajone italiane stina e Dimrit dhe e Pranverës ka pasur një densitet minimal historik të reshjeve të borës e të shiut.

Artikulli paraprakBAROMETRI: SHQIPTARËT MË TË SHQETËSUARIT NË RAJON PËR ÇMIMET, 92% I KONSIDEROJNË TË LARTA
Artikulli tjetërLIA E MAJMUNËVE PO NDRYSHON SHUMË SHPEJT NË EUROPË DHE AMERIKËN E VERIUT. JA ÇFARË THOTË STUDIMI