Situata e pandemisë së COVID ka bërë që Italia të marra masa shtesë, të cilat prekin edhe Shqipërinë. Për personat që hyjnë nga një vend anëtar i BE, bëhet i detyrueshëm tamponi negativ.
Ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 4 ditore dhe tamponi negativ. Masa që do hyjnë në fuqi nga 16 dhjetori deri me 31 janar 2022.
Për Shqipërinë mbesin në fuqi masat e marra më 25 tetor ku shqiptarët mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si: motive pune, motive shëndeti, motive studimi, motive urgjence, persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës.
Për familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.