Italia është bërë sot vendi i parë madhor që voton për parlamentin e ardhshëm të BE, në një test të rëndësishëm për kryeministren Giorgia Meloni, si për pushtetin e mundshëm në vend ashtu dhe influencën e pritur te se djathtës në bllok, shkruan rrjeti AFP. Shumica e 27 vendeve anëtare të BE, përfshi dhe ato vendimtare si Franca e Gjermania shkojnë në votime nesër, dita e fundit e votimit, me rezultate paraprake të pritura ne mbrëmje. Italia, ekonomia e tretë më e madhe e BE, ka 76 nga 720 vendet në parlamentin e ri të BE. Vetë Meloni hodhi votën në zonën e saj elektorale në Romë, teksa sondazhet tregojnë se partia e saj mund të marrë rreth 27 përqind të kësaj vote, ose rreth katërfishin që zotëronte në 2019, mes rritjes së mbështetjes për të djathtën radikale në bllok.

Ekspertët thonë se kjo mund ta bënte Meloni njëfarë ‘ndërmjetësuese pushteti’ në BE, për të vendosur nëse Komisioni Evropian mund të marrë mbështetjen që ka nevojë. Në pritje të zgjedhjeve Meloni duket se është afruar si nga von der Leyen ashtu dhe nga liderja e djathtë franceze Marine Le Pen, e cila drejton mes partive të djathta në parlamentin evropian. Në një mesazh në rrjetet sociale, Meloni tha dje se prioritetet e saj janë “mbrojtja e kufijve të Evropës nga emigracioni ilegal, mbrojtja e ekonomisë e vendeve të punës”.

Tema e emigracionit nga deti Mesdhe ishte në fakt ajo që solli Meloni fillimisht në pushet në 2022 por asgjë nuk duket se ka ndryshuar në këtë drejtim teksa fluksi i emigranteve nga Afrika veriore drejt Italise e BE mbetet shqetesues. Analistët thonë se një çështje numrash në PE mbetet nëse grupimi më i madh i tij, i partisë së von der Leyen, EPP, do të bëjë aleancë me të djathtën. Von der Leyen ka thënë se mund të bashkëpunojë me këdo që është pro-BE dhe jo pro-Putin, por ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Le Pen ose të djathtën gjermane AfD.

Artikulli paraprakKOPLIK, PËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË AUTOMJET
Artikulli tjetërKOMBËTARJA SHQIPTARE PREK E PARA TOKËN GJERMANE