Njëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së vëllait nga një shtetas italian e motra kërkon dëmshpërblim prej 200 mijë eurosh.

Dritan Osmani, 24 vjeç u vra më 26 janar të dhjetë viteve më parë, dhe mediat italiane shkruajnë se djali së bashku me një shok të tij kishte tentuar të hynte në banesë për të vjedhur. Michelangelo Rizzi, aso kohe 39-vjeçar qëlloi në errësirë duke lënë të vdekur 24 vjeçarin. Pas një procesi gjyqësor Rizi lirohet dhe nga akuza e vrasjes së vullnetshme. Por disa javë më parë në shtëpinë e tij ka ardhur letra për të dalë në gjyq pasi e motra e viktimës kërkon një dëmshpërblim prej 200 mijë eurosh.

“Është kërkesë absurde” ka thënë italiani shkruan Brecia.it

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT AKSION PËR VENDOSJEN E RRIPIT TË SIGURIMIT
Artikulli tjetërPREFEKTI RADOVANI INSPEKTON RRUGËN E BOGËS